English

Urgjent/ Helmohen në Voskopojë 38 fëmijë nga Elbasani, kishin shkuar për piknik

Korçë, 4 Gusht, NOA – Mëse 38 fëmijë nga qyteti i Elbasanit janë helmuar paraditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa ishin nisur për një piknik në zonën e Voskopojës.

Lajmi sapo është bërë me dijeni nga burimet spitalore të qytetit juglindor, posaçërisht për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se pas ndihmës së menjëhershme mjekësore që kanë marrë në spitalin e Korçës rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën.

“Helmimi i fëmijëve që u paraqitën në spital ishte kryer nga ushqimi, shoqëruar me shenja të dobësisë trupore dhe këputje tek ta apo të vjella. Por tani ata rezultojnë të jenë mirë dhe vetëm 8 prej tyre gjenden ende në mjediset spitalore”, ka pohuar mjeku pediatër Luan Belortaja, nga spitali i Korçës.

Sipas tij, vetëm njëri prej fëmijëve ka qenë më rëndë nga të tjerët, pasi ka marrë serum, ndërsa të tjerët nuk kanë patur nevojë për ndërhyrje të tilla, vetëm se janë trajtuar me lloje të tjera të ndihmës së shpejtë.

Mësohet se fëmijët mund të jenë helmuar gjatë ushqimit që kanë konsumuar në zonën e Voskopojës.... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE