Romë, 4 Gusht, NOA – Të gjitha femrat në vitet e fundit, kanë rendur në plazh drejt veshjeve sa më ekstravagante të rrobave të banjës, të cilat u nxirrnin sa më shumë pjesë të trupit në pah, por duket se kjo gjë nuk është më në modë.
Femrat arritën deri aty sa të shmangin tërësisht pjesën e lartme të rrobave të banjës, ndërsa të poshtmet t’i kthejnë vetëm në rripa të hollë tangash.
Por duket se kjo gjë është dukur e papërshtatshme, prandaj ato po iu kthehen veshjeve tradicionale të banjës, trupore apo me perizona, por në kushtet e modës së re, ato mbarten me shumë aksesorë apo prerje dhe elementë të veçantë.
Sipas Jean-Claude Kaufmann, sociolog, “shenjat e kohës janë tani ndryshuar krejtësisht".
“Të vesh gjysmë e zhveshur në plazh, përveçse është shqetësuese dhe e bezdisshme, është edhe vulgare", thotë Kaufmann. Sipas një sondazhi të kryer kohët e fundit, një e katërta e vajzave në mes moshës 18-24 vjeç, është shumë modeste, por mbi të gjitha, sipas historianit Christophe Granger,
dielli i ka dëmtuar pjesët lakuriqe të trupit që kanë respektuar lirinë e tepruar.
Ndërsa për sociologun Kaufmann, marrëdhëniet me trupin në bregun e detit kanë ndryshuar plotësisht.
Plazhit tani konsiderohet si një alternativë ku mund të ndiheni të lirë. Por edhe pak kufizim brenda lirisë së tepruar, ia shton më shumë shijen asaj, ndaj sociologu është i mendimin se vlen që disa pjesë të mbeten të mbuluara në plazh.
E prandaj janë shpikur edhe forma të tilla si kuadradangat etj, për mbathjet e plazhit,
për t’iu larguar formave skandaloze duke respektuar traditën, por edhe duke qenë modernë se sjellim diçka të re.
n.e/NOA