English

Anglezët nuk mbajnë më radhë, prishet imazhi tradicional

Londër, 5 Gusht, NOA – Të paduruar dhe pashtruar, anglezët duket se po e prishin traditën e të mbajturit radhë, e cila ka qenë tipike për shoqërinë e tyre të rregullt.

Të padisiplinuar si turmat në SHBA, agresivë si italianët dhe të zhurmshëm si arabët, anglezët ngjajnë me pak nga të gjithë këta, sesa me fisnikët që mbanin dikur radhat në mënyrë të rreptë.

Kështu, nëpërmjet një sondazhi të realizuar nga “Barclays & Barclaycard”, publikuar nga “Daily Telegraph”, britanikët zbuluan papritmas se nuk janë më në gjendje t'i përgjigjen traditës dhe kulturës së tyre.

Në dyqane, banka, zyra postare, por edhe në autobusa, turmat në Londër tashmë e humbin durimin si në Argjentinë, duke u bërë nervoze për dy minuta, ndryshe nga tre vjet më parë siç pohonte një sondazh i ngjashëm.

Sipas sociologëve, kjo vjen pasi është prishur disi ekuilibri emocional i anglezëve, pasojë e shpërthimit të internetit.

Jeta është më e shpejtë dhe me një klik, çdo gjë vjen në shtëpinë tuaj: ushqimi, mobiljet, DVD, udhëtimet dhe kjo po krijon një bllokim mental te njerëzit, duke i bërë që t’i kërkojnë gjërat edhe më shpejt nga ato mund të mbërrijnë.

Prandaj po krijohet gjithmonë e më shumë mania për të mos i respektuar radhat dhe për të pretenduar që gjërat të ndodhin si me një klik.

"Brezat e rinj nuk janë mësuar në supermarkete apo të bëjnë Pazar duke blerë domate dhe sallatë, ata e dinë se vetëm po e le të hapur kompjuterin, mund të zgjidhet problemin”, pohojnë koordinatorët e studimit në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE