Uashington, 5 Gusht, NOA – Caroline Giuliani, vajza e vogël e ish-kryetarit të baskisë së Nju Jorkut, Rudi Giuliani, u arrestua pasi u gjet duke vjedhur në një dyqan kozmetike.
Caroline, 20-vjeçare, studente në Harvard, u kap duke vjedhur produkte kozmetike ndërsa ishte në një dyqan të Sephoras, në lindje të Manhatanit.
Pronari i dyqanit pas vjedhjes së produktit me vlerë 100 USD, ka insistuar se i riu ishte arrestuar, por policia ndaloi në të njëjtën kohë edhe Caroline.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se seanca për padinë e mundshme të vajzës së Giulianit, republikanit që drejtoi Nju-Jorkun për dy mandate në vitet 1994-2001 dhe ish-avokatit të qarkut në Manhattan, u planifikua për 31 gusht.
Giuliani u bë i famshëm si kryetari i politikës me tolerancë zero dhe kjo solli ulje drastike të krimit në Nju Jork.
n.e/NOA