English

Dështuan me shuajtjen e zjarreve, Medvedev shkarkon ushtarakët

Moskë, 5 Gusht, NOA - Disa zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse janë shkarkuar nga detyra prej presidentit të Rusisë, Dmitri Medvedev, pasi ata nuk kanë mundur që ta shpëtojnë dot një bazë detare nga zjarret.

E ndodhur afër Kremlinit, me mjaft rëndësi strategjike për të, zona është përfshirë nga zjarri dhe drejtuesit e operacionit, nuk patën dot sukses ndaj gllabërimit që i bënë asaj flakët.

Ndërkaq, ministria ruse për Situata Emergjente ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, zjarrfikësit kanë arritur të ndalojnë përhapjen e rreth 300 zjarre, por janë në fakt qindra zjarre të tjera, të cilët po vazhdojnë të djegin fshatrat rusë.

Për shkak të zjarreve të ditëve të fundit, Moska zyrtare u detyrua që të shpallë gjendjen emergjente në disa zona të vendit, ndërsa autoritetet e saj kanë ndërprerë menjëherë pushimet vjetore dhe janë në ballë të punës për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Këto të fundit shpërthyen pas temperaturave maksimale që njohu Moska këtë verë, të cilat u tha se kanë qenë më të lartat që nga vitet ‘1800.

n.e/NOA

KOMENTE