Durrës, 5 gusht, NOA – Një 45 vjeçar nga Tirana është mbytur sot në ujërat e Adriatikut, në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
Burime nga policia e Durrësit thanë për agjencinë NOA se 45 vjeçari quhet Kadri Hasani.
Policia ka mësuar për ngjarjen nga personat që ishin bashkë me viktimën, të cilët kanë lajmëruar policinë pasi nuk kanë mundur dot të gjejnë trupin e tij.
Deri më tani policia e mbërritur në vendngjarje ende nuk e ka gjetur trupin e viktimës.
45 vjeçari Kadri Hasani u mbyt ndërsa lahej në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
Policia e Durrësit bashkë me strukturat e specializuara të polombarëve kanë nisur kërkimet në det për gjetjen e trupit të pajetë.Vijon....
mit/NOA