English

Femrat që vishen më bukur, kryeson gruaja e kryeministrit anglez

Londër, 5 Gusht, NOA – Çdo vit revista “Vanity Fair” ka botuar listën e femrave që vishen më bukur në planet dhe këtë vit, ky listim ka përbërë një surprizë, pasi ka nxjerrë në krye të tij, Samantha Cameron, gruan e kryeministrit të ri britanik.

Ajo është fotografuar me veshjet e saj të shtatzanisë, ndërsa pret një fëmijë, të cilat u vlerësuan për një stil të veçantë.

Pas saj, si mund ta humbiste renditjen në krye të listës zonja e parë e Francës? Karla Bruni është cilësuar si e pakrahasueshme në aspektin e vetëpërmbajtjes në veshje dhe hijeshisë që përcjell përmes tyre.

Pas saj, renditet e treta në listë princesha e Danimarkës, Mary Elizabeth, veshjet e së cilës e bëjnë që ta konkurrojnë me vështirësi kolegët e saj.

n.e/NOA

KOMENTE