English

Fier, vodhi bateritë e mjeteve të hekurudhave, në kërkim 24 vjeçari

Fier, 5 gusht, NOA –Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një shtetas, i cili ka vjedhur bateritë e mjeteve të punës të ndërmarrjes së hekurudhave.

Burime nga kjo polici thanë se personi i shpallur në kërkim është 24 vjeçari Shkëlzen Kajliç, banor në lagjen “Afrim i ri” të Fierit.

Ky person i padënuar më parë dyshohet se në 31 maj të këtij viti ka vjedhur në fshatin Libofshë të Fierit, bateritë, e materialeve me të cilat punonin punonjësit e ndërmarrjes së hekurudhave, duke u shkaktuar dëm.

Pas hetimit të ngjarjes së ndodhur mëse dy muaj më parë, policia identifikoi autorin e vjedhjes, i cili po kërkohet nga policia dhe prokuroria e Fierit.

mit/NOA

KOMENTE