Paris, 5 Gusht NOA - Është goditur disa herë me armë, më pas është vrarë dhe trupi i tij më vonë u gjet në parkun spektakolar të Versajës, vendqëndrimi historik i mbretërve të Francës, jo shumë larg nga Parisi.
Viktima, rreth të pesëdhjetave, është goditur me thikë disa herë në gjoks dhe vënë re në një pemë nga një vizitor i kopshtit.
Raportimi i këtij zbulimi të çuditshëm u bë nga policia, e cila konfirmoi lajmin e shpërndarë nga gazeta “Le Parisien”.
Zbulimi makabër u bë nga një vizitor turistik në periferi të kryeqytetit francez, i cili po shëtiste në parkun që rrethon rezidencën mbretërore.
Ai vuri re kufomën në një rrugë të gjatë që kalon përgjatë një pishinë të madhe uji në park, në një zonë jo shumë larg nga pallati. Është një zonë ku vizitorët janë gjithmonë të shumtë.
Sipas informacioneve paraprake të rastit, viktima, i cili është ende i paidentifikuar, u godit me thikë disa herë në gjoks.
Nga ajo çka shkruhet në “Le Parisien”, viktima ishte rreth të pesëdhjetave dhe tashmë është urdhëruar që të kryhet një autopsi mbi trupin e tij.
r.b/NOA