English

Gruevski: Nuk do t’i ndërpresim negociatat për emrin

Shkup, 5 Gusht, NOA - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, deklaroi se qeveria nuk do t'i ndërpresë negociatat me Greqinë për emrin, siç sugjeron diaspora maqedonase.

“Nuk do të kisha thënë se po shkojmë drejtë ndërprerjes së bisedimeve. Por mund të them se jemi shumë të kujdesshëm me bisedimet që po i zhvillojmë me Greqinë”, deklaroi Gruevski.

Ai tha se Qeveria po punon intensivisht dhe mundohet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur nga ajo që e pret pas marrjes së datës për fillimin e negociatave.

"Bëhet fjalë për detektimin e individëve të mirë të cilët do të hynin në ekipin negocues dhe në selektimin e negocuesit eventual kryesor i cili do të vinte në momentin kur do t'i fillonim negociatat. Gjithashtu edhe në pjesën e legjislacionit, por edhe të aktiviteteve të tjera që duhet t'i bëjë qeveria, mundohemi sa më shpejt që është e mundur më herët t'i bëjmë që mos të na grumbullohen kur të fillojnë negociatat. Jemi të fokusuar në këtë duke marrë parasysh se tani për shkak të çështjeve të tjera, përkatësisht çështjen me emrin dhe bllokadën nga Greqia, na janë anuluar negociatat.

Ai gjithashtu informoi se qeveria është duke përgatitur një pako reformash për modernizimin dhe profesionalizmin e administratës publike.

“Reformat kanë të bëjnë me modernizimin dhe profesionalizimin e administratës. Në të ardhmen, secili kandidatë potencial për punësim duhet t’i kaloj disa teste me të cilat do të vlerësohet kapaciteti i personalitetit, diturisë, integritetit dhe të gjitha performancave të tjera të rëndësishme për një zyrtar shtetëror”, pohoi kryeministri Gruevski.

NOA-INA

KOMENTE