English

Hyseni: Kosova do të ketë njohje të reja. E domosdoshme një rezolutë e re

Prishtinë, 5 korrik, NOA – Me të mbërritur nga Nju Jorku, pas fushatës së tij në OKB për të kërkuar njohje të reja të shtetësisë së Kosovës dhe pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni tha se Kosova shumë shpejt do të njihet edhe nga vende të tjera.

Këtë deklaratë ministri Skënder Hyseni e bëri në aeroportin e Prishtinës.

Ministri i Kosovës, theksoi se në takimet e zhvilluara ka marrë garanci nga përfaqësues të lartë të vendeve të ndryshme antare në OKB, të cilët kanë qartësuar vendimin e tyre tashmë për ta pranuar shtetin e Kosovës.

I pyetur për debatet në Këshillin e Sigurimit të krijuara pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ministri i Jashtëm i Kosovës, nënvizoi se “vendimi i GJND-së është shumë i rëndësishëm për Kosovën, por tashmë një rezolutë e re për mbrojtjen e pavarësisë është e domosdoshme për vendin”.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qysh pas marrjes së mendimit në favor të Kosovës nga GJND, në një fushatë për të kërkuar njohjen e realitetit të ri të Kosovës, nga ato vende që ende s’e kanë pranuar shtetin e ri.

mit/NOA
KOMENTE