Fushë Kosovë, 5 gusht, NOA – Një këmbësor ka humbur jetën sot pak para mesditës si pasojë e përplasjes fatale me një kamion, në zonën e Fushë Kosovës.
Burime zyrtare nga plocia e Kosovës, bëjnë të ditur për agjencinë NOA se aksidenti fatal ndodhi rreth orës 11:30, në rrugën “Nëna Terezë”, në afërsi të shkollës “Mihajl Grameno”, në Fushë Kosovë.
Policia raporton se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur kur drejtuesi i kamionit tip Skania me targë KS ishte duke lëvizur nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Fushë Kosovës, në krahun e djathtë të lëvizjes.
Kamioni ndërsa po ecte në rrugën “Nëna Tereza” në Fushë Kosovë, në afërsi të Shkollës Milajl Grameno, ka goditur për vdekje këmbësorin ende të paidentifikuar, i cili po kalonte rrugën.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka gjetur vdekjen nga dëmtimet e rënda.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, ndërsa drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor.
mit/NOA