English

Lufta në Irak, edhe qentë kthehen që andej me pasoja

Irak, 6 Gusht 2010 NOA/ Rid Bulku - Stresi i luftës? Ata që po e vuajnë janë dhe qentë, po ashtu si ushtarët. Pas u kthyen nga një përvojë traumatike nga Iraku në SHBA, edhe kafshët po tregojnë sjellje që pohojnë për një përvojë negative.

Shembulli? Gina, dy vjeç, një pastor gjerman i trajnuar për të gjetur eksploziv, pasi u kthye në shtëpi, është vendosur në një kurë dhe kjo, pasi refuzon të hyjë në çdo ambient.

Ndërkaq, për t’u përmendur është fakti se para se të nisej në Irak, Gina ishte një qen shumë i shoqërueshëm dhe tepër miqësor.

Në Irak, ajo ishte përdorur për të kërkuar shtëpi në gjetje të bombave dhe eksplozivëve.

E karakterizuar, ashtu si të gjithë qentë, nga një dëgjim shumë i ndjeshëm, shpesh herë është gjetur pranë shpërthimeve shumë të fuqishme dhe i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë, kur po kalonte afër një vendi të bombarduar. Pas gjashtë muaj të luftës, qeni u diagnostikua me sindromën e stresit post-traumatik.

Një përfundim, i cili nuk u pëlqye aspak nga ushtarët, të cilëve nuk u pëlqen të mendojnë për krahasimin midis tyre dhe kafshëve, pasi e konsiderojnë si poshtërues.

Megjithatë, mjekët dhe veterinerët janë dakord që njerëzit dhe kafshët mund të vuajnë të njëjtat pasoja shoku.

r.b/NOA

KOMENTE