Lushnjë, 5 gusht, NOA – Persona të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë orëve të mesnatës një lokal “Internet-Kafe”, në fshatin Tërbuf të Lushnjës.
Burime nga policia e Lushnjës, thanë se Internet kafeja ishte në pronësi të 32 vjeçarit me iniciale J.D. 32 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit një grup hetimor nga policia e Lushnjës ka shkuar në vendngjarje ku konstatoi se gjatë orëve të natës persona të paidentifikuar kishin hapur me mjete të forta dritaren e këtij lokali Internet-Kafe, duke vjedhur nëntë monitorë dhe shtatë njësi qendrore kompiuteri.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë së Lushnjës po punohet në mënyrë intesive për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.
mit/NOA