SHBA, 5 Gusht NOA - Kur vjen puna për të ndihmuar kafshët në nevojë, Pamela Anderson është gjithmonë e gatshme.
Aktorja ka shkuar menjëherë në Luiziana për të luftuar fenomenin e braktisjes së qenve, i cili ka pasuar menjëherë pas fatkeqësisë së derdhjes të naftës (pronarët në vështirësi financiare pas humbjes së punës, nuk mund të mbajnë më kafshët e tyre). Pamela ka adoptuar dy qen të tjerë dhe është kthyer në shtëpi së bashku me ta.
Ajo gjithashtu duhet theksuar se është angazhuar në shoqatën e të drejtave të kafshëve PETA dhe kjo për të gjetur një strehim të ri për kafshët shtëpiake të cilët janë braktisur.
r.b/NOA