Korçë, 5 Gusht, NOA – Drejtuesi i një motokaroje ka humbur jetën ndërsa ishte duke e drejtuar atë dhe papritur, i është përmbysur duke e vënë përfund pa mundur të shpëtojë dot.
Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, viktima është Behar Çallaku, 58-vjeç, banues në fshatin Vreshtas të këtij rrethi, ndërsa mësohet se ngjarja fatale ka ndodhur në rrunën që çon drejt këtij fshati.
Konkretisht, viktima duke drejtuar mjetin tip motokaro e markës Jemen pa targa, duke udhëtuar është përmbysur dhe për pasojë, është aksidentuar drejtuesi, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin civil të Korçës.
Menjëherë grupi hetimor nisi procedimin penal për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, ndërsa materialet e mëtejshme do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të tjera.
n.e/NOA