English

Presidenti i SHBA-së, Obama mesazh falenderimi Kryeministrit Berisha

Tiranë, 5 gusht, NOA – Një muaj pas mesazhit të dërguar nga kryeministri Sali Berisha, shefit të Shtëpisë së Bardhë, për festën e pavarësisë së SHBA-ve, 4 korrikun, Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i kthen përgjigjen kryeministrit Berisha, me një mesazh falënderimi.

Mesazhi i shefit të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama është publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë.

Në mesazhin e tij drejtuar kryeministrit Berisha, presidenti Obama, shkruan: “I dashur zoti Kryeministër, dëshiroj t’ju falënderoj për mesazhin e ngrohtë dhe urimet e përzemërta, në këtë moment kur populli amerikan feston përvjetorin e 234-t të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara”.

Më tej, Obama shkruan se “Idealet mbi të cilat Amerika ndërtoi demokracinë, lirinë dhe dinjitetin mbeten po aq të rëndësishme sot, sa ç’ishin edhe në vitin 1776”.

“Është në besimin tim, që këto ideale do të përqafohen një ditë nga popujt e të gjithë botës”, thekson presidenti i SHBA-ve në mesazhn e tij drejtuar kryeministrit Berisha.

mit/NOA
KOMENTE