English

Statistikat, boom hyrje turistësh në Shqipëri

Tiranë, 5 Gusht, NOA – Në pikat kufitare gjatë këtij sezoni veror, kanë hyrë më shumë persona, krahasuar me një vit më parë, qofshin këta të huaj apo edhe emigrantë shqiptarë që vijnë nga vendet e tjera.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet e Policisë së Shtetit për agjencinë e Lajmeve NOA, se deri në momentet e tanishme në kufi kanë hyrë 251.548 shqiptarë, ndërsa gjatë vitit të kaluar për të njëjtën periudhë numëroheshin vetëm 251.078, duke konsideruar një rritje prej 500 persona më shumë.

Ndërkaq, sa i përket hyrjes së të huajve, numërohet të kenë hyrë në Shqipëri deri tani 177.619 të tillë, krahasuar me 142.056 gjatë vitit të kaluar, konkretisht 35563 të huaj.

Për këta të fundit ndërkaq, thuhet se vetëm gjatë muajit korrik kanë qenë 119.424 më shumë se në muajin korrik të vitit të kaluar.

n.e/NOA

KOMENTE