English

Tension në Mitrovicë, sulmohen makinat e policisë

Mitrovicë, 5 Gusht 2010, NOA – Tensioni ka tronditur sërish zonën e Mitrovicës ku është ndërmarrë një sulm me gurë ndaj makinave të policisë.

Ngjarja e konfirmuar nga forcat e policisë së Kosovës për agjencinë e Lajmeve NOA, shoqërohet edhe me faktin se në Zubin Potok dhe në Leposaviç, sot në orët e para të mëngjesit, kanë ndodhur dy sulme ndaj policisë së EULEX-it dhe të Kosovës, ku për fat të mirë, nuk ka patur të lënduar.

Nga ana tjetër, thuhet se sulmet janë shoqëruar edhe me të shtëna armësh.

Ndërkaq, burime nga veriu i Kosovës pohojnë se sulmin ndaj pjesëtarëve të policisë së EULEX-it dhe asaj vendase e kanë bërë ekstremistë serbë që kanë lidhje me OBRAZ dhe MUP-in serb, që synojnë destabilizimin e situatës në këtë pjesë të Kosovës.

“Sulmi i parë ka ndodhur ndaj një patrulle të policisë së EULEX-it që kthehej nga pika kufitare Bërnjak, komuna e Zubin Potokut. Incidenti i dytë ka ndodhur në magjistralen e Ibrit, komuna e Leposaviçit, ku u sulmua autobusi që bartte pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, njofton policia në Mitrovicë.

n.e/NOA

KOMENTE