Amsterdam, 5 Gusht, NOA – Aventura ka filluar. Holandezja Laura Dekker, 14 vjeç, tashmë ka nisur udhëtimin rreth botës, e vetme me anijen e saj me vela.
Gjykata i ka dhënë lejen për të realizuar ëndrrën e saj për të qenë një marinare e re që shkon nëpër botë e vetmuar, pasi për rreth një vit, Laura ishte e detyruar nga gjykatat holandeze në shtyrjen e nisjes së udhëtimit të saj.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se Laura është e shoqëruar nga babai i saj, Dick, sipas të cilit, kjo dalje e tij në det "do të shërbejë vetëm për të kontrolluar gjendjen e anijes".
Laura ka në plan të fillojë sfidën e saj drejt ishujve Kanarie dhe pastaj për në Panama. Pasi të shohë kanalin e këtij vendi, do të udhëtojë për në ishujt Galapagos dhe që andej, për të lundruar herë të parë në Australi, më tej në Tajlandë dhe në Gjirin e Adenit.
E vetëm paskëtaj, ajo do të mund të hyjë në librin Gines të Rekordeve.
Që ta arrijë këtë, ajo do të duhet të kthehet në Portugali, në portin e nisjes, para datës 20 shtator 2012, kur ajo do të jetë bërë 17 vjeç.
n.e/NOA