Elbasan, 6 Gusht, NOA – Një i vdekur dhe tre te plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti mjaft të rëndë rrugor, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.
Lajmi konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet policore të këtij qyteti, sipas të cilëve, ngjarja ka ndodhur saktësisht rreth orës 02:30 në kryqëzimin “Dinamo” të qytetit të Elbasanit dhe viktima e shënuar prej tij është 55-vjeçari Kristo Koçi, drejtuesi i automjetit që shkaktoi edhe aksidentin fatal.
Konkretisht, mësohet se ai ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me disa makina të parkuara në anë të rrugës.
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur të plagosur Bedri dhe Anila Venari, djali i tyre 5 vjeç dhe Hysen Pulaku, 17 vjeç, drejtuesi i një prej mjeteve.
Grupi hetimor i cili ka mbërritur në vendngjarje, ka deklaruar se një ndër shkaqet që mund ta ketë shkaktuar aksidentin e rëndë është shpejtësia e madhe... (vijon).
n.e/NOA