Havanë, 6 Gusht, NOA - Nuk ka lindur politikan, por ama kishte një karakter rebel që nga fëmijëria e hershme.
Kështu e përshkruan veten autobiografinë e tij, lideri historik kuban Fidel Kastro, në të cilën pranon se ai ishte më i zgjuar sidomos në matematikë e gramatikë dhe se i pëlqente armët, të cilat më pas ka mësuar t’i përdorë në rini.
Autobiografia e përfshirë në librin e tij "Fitorja strategjike" citon Fidelin të thotë” "Unë nuk jam politikan i lindur, edhe pse unë pashë përtej fakteve, të ruajtura në kujtesën time, gjë që më ndihmoi për të kuptuar realitetet e kësaj bote".
Kastro, tha edhe se ka vuajtur shumë nga uria.
"Unë e kam njohur urinë dhe mendonin se isha i uritur në shtëpinë e një mësuesi, ku më dërguan në moshën 6-vjeç në Santiago de Kuba.Ndërsa në moshën 8-vjeçare u rebelua në një mënyrë të vetëdijshme për herë të parë në jetën e tij.
U dënua me mosdhënie ushqimi, pasi rrahu një nga priftërinjtë.
Kur mbaroi shkollën e lartë në moshën 18-vjeçare ishte alpinist sportiv dhe i donte shumë armët.
“E kam mësuar përdorimin e tyre nga ato të babait tim, por dhe isha një student i mirë", shkruan ai.
Kastro shkruan më pas se ka qenë i mirë në matematikë dhe gramatikë, por dhe vendosi për të studiuar ligjin, sepse "ka diskutuar shumë".
Në shkollën e ligjit, ku ai kishte përvoja që kanë shërbyer për pjesën tjetër të jetës së tij, për shkak të karakterit rebel, ai u përball me një grup të fuqishëm që kontrollonte universitetet me armë në dorë.
n.e/NOA