English

Bën sot betimin presidenti i ri polak, Komorovski

Varshavë, 6 gusht, NOA – Nga dita e sotme, Polonia do të ketë një president të ri, Bronislav Komorovskin, pasi ai do të kryejë ceremoninë tradicionale të betimit në fillimin e detyrës si kryetari ri i shtetit polak.

Liberal-konservatori Bronislav Komorovski, arriti të jetë fitues i balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Poloni me 52 përqind të votave, duke rrëmbyer kështu postin e presidentit ndaj rivalit të tij Jaroslav Kaczyinski, i cili mori vetëm 47 përqind të votave.

Ai zëvendëson në detyrë presidentin e ndjerë, Lech Kaczynski, i cili bashkë me 96 anëtarë të qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore humbën jetën pas rrëzimit të avionit, me te cilin ata udhëtonin për në Smolensk të Rusisë.

Komorovski njihet si një tip i ekuilibruar dhe pro Evropës, dhe e merr detyrën afro katër muaj pas vdekjes së presidentit Lech Kaczynskit.

n.e/NOA

KOMENTE