Romë, 6 Gusht, NOA - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, është treguar mjaft optimist me treguesit ekonomikë në rritje që po shfaqen në vendet e Eurozonës.
Sipas tij është një fakt i qartë që rritja në Eurozonë, referuar rezultateve të tremujorit të dytë, është e jashtëzakonshme dhe e vërtetë, që sipas tij, merr vlerësimin 'shumë mirë'.
Ndërsa për tremujorin e tretë të këtij viti, Trichet tha se rritja ekonomike do të jetë "më mirë se sa pritej".
Gjithsesi, ai tha se e ardhmja nuk mund të parashikohet, prandaj vuri në dukje se megjithë treguesit për mëkëmbje ekonomike, premisat janë për një frymëmarrje të thellë pas krizës në vendet e Eurozonës.
Ndërkaq, ai e ka përjashtuar hipotezën e një recesioni të dytë në Eurozonë.
Trichet tha gjithashtu duke shtuar se "Këshilli i BQE ka vendosur për të ruajtur normën e referencës, e cila konsiderohet e përshtatshme për situatën aktuale ekonomike”.
“Ne ende mendojmë se evoluimi i çmimit do të mbetet e moderuar në periudhën afatmesme", u shpreh ai.
n.e/NOA