English

DASH: Kosova ka bashkëpunuar kundër terrorizmit

Uashington, 6 gusht, NOA – Ndërsa kosova pret që shtetësia e saj të njihet në tërë botën, Shtetet e bashkuara deklarojnë se “Kosova ka bashkëpunuar kundër terrorizmit”.

Ky është përfundimi i dalë në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin, i cili ka fokusuar edhe gjendjen në Kosovë.

Në raportin e DASH-it, shkruhet se “Në vitin 2009 nuk ka pasur akte të drejtpërdrejta terrorizmi në Kosovë, megjithëse ekstremistë islamikë ishin të përfshirë në komplote terroriste brenda vendit dhe në plan ndërkombëtar”.

Sipas DASH-it, Qeveria e Kosovës dhe EULEX-i kanë mbikëqyrur në mënyrë të lëvdueshme gjatë gjithë vitit aktivitetet që dyshohen të jenë terroriste.

Duke iu referuar informative të marra nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe EULEX-i, për dyshimet se disa nga organizatat islamike joqeveritare, që veprojnë në Kosovë, ishin të përfshira në aktivitete të dyshimta terroriste, në veçanti në pastrimin e parave, DASH-i vlerëson përpjekjet e qeverisë së Kosovës edhe për parandalimin e ekstremistët, që të përdorin OJQ-të për të fituar terren në Kosovë.

Raporti i DASH-it, nënvizon se “Policia e Kosovës dhe Njësia Kundër Terrorizmit e EULEX-it si përgjegjëset kryesore në luftën kundër terrorizmit, vazhdojnë të përballen me mungesë burimesh, stërvitjesh dhe ekspertize”.

Sipas DASH-it, një fakt i dëmshëm, janë kufijtë e pakontrolluar mirë, ku lehtësisht mund të hyjnë individë të përfshirë në trafikimin e njerëzve, armëve dhe narkotikëve, të cilët kanë dëmtuar përpjekjet e Kosovës kundër terrorizmit.

Raporti publikon edhe zyrtarët doganorë dhe kufitarë, të përfshirë në korrupsion dhe marrje ryshfeti, porn ë këtë kontekst vlerëson punën e ministrisë Brendshme dhe disa përparime modeste në përmirësimin e kontrollit të kufijve.

Një tjetër pikë të cilës i referohet raporti më i fundit i DASH, janë edhe pasaportat e Kosovës, të cilat kanë një numër garancish sigurie dhe se mbi to zyra e Prokurorit Special të Kosovës, e krijuar në vitin 2006, ka kryer të gjitha hetimet, që lidhen me terrorizmin.

Raporti përcjell edhe raste të akuzuarish, të cilët janë liruar për mungesë provash si rasti i Florim Ejupit.

Në luftën kundër terrorizmit, Qeveria e Kosovës vlerësohet se ka bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që më 23 shtator, Qeveria e Kosovës u dorëzoi Shteteve të Bashkuara Betim Kaziun, qytetar amerikan, i akuzuar më pas për përfshirje në konspiracion për të vrarë në një vend të huaj, si dhe për furnizim me materiale mbështetëse për terroristët.

Raporti i DASH thekson edhe bashkëpunime të tjera me gjykatat amerikane, si dorëzimi më 27 korrik, tek agjentët e FBI-së, i Hysen Sherifit dhe gjashtë personave të tjerë, që do të kryenin akte terroriste.

mit/NOA
KOMENTE