Svaziland, 6 Gusht, NOA - Dashuronte në fshehtësi gruan e mbretit dhe menjëherë sa kjo gjë ka dalë në dritë, ministri i Drejtësisë ka dhënë dorëheqjen.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur në mbretërinë Svaziland të Afrikës, një vend pranë Mozambikut, ku gruaja që kryente tradhëtinë ndaj mbretit Msvati III, ishte në fakt edhe gruaja e tij e dymbëdhjetë.
Ajo vishej përnatë si ushtar dhe kështu mund të mbërrinte te dashnori i saj në një hotel jo larg nga pallati mbretëror.
Ky i fundit ishte në fakt, një mik i fëmijërisë i mbretit, dhe ishte konkretisht ministri i Drejtësisë së Mbretërisë Svaziland, i cili u detyrua paskëtaj menjëherë të jepte dorëheqjen.
"Për disa muaj mbretëresha përdorte për të veshur një uniformë ushtrie, - tregon një burim brenda në pallatin mbretëror, - dhe askush nuk e pyeste se ku ishte duke shkuar ai ushtar".
Nothambo Dubé, gruaja 22-vjeçare dhe ministri i Drejtësisë, Ndumiso Mambë, janë zbuluar vetëm nga shërbimet sekrete, që iu vunë pas mbretëreshës gjatë një periudhe të mungesës së mbretit, kur ai ishte në një udhëtim në Tajvan .
Politika, skandali dhe pasionet janë konsumuar në gjykatën e asaj që është në fakt edhe monarkia absolute e fundit në Afrikë.
Një vend i vogël e mbyllur në mes të Afrikës së Jugut dhe Mozambik, ku mbreti mund të përballojë trembëdhjetë gra dhe 70% e popullsisë jeton me gjysëm dollari në ditë, e dërrmuar nga AIDS.
Burimet nga pallati mbretëror afrikan pohojnë se tani ka gjasa që gruaja 22-vjeçare të përjashtohet nga mbretëria dhe të mund të detyrohet të kthehet për të jetuar me prindërit e saj.
Ose dy dashnorët mund t’ia kompensojnë tradhëtinë mbretit me një tufë lopë.
n.e/NOA