Paris, 6 gusht, NOA- Një dhomë e gjitha firmato “Barbie” rezervuar për vajza nga 3 deri në 16 vjeç, është e reja e fundit e një prej hoteleve më luksoze të Parisit, “Hôtel Plaza Athénée" në Avenue Montaigne, vetëm dy hapa nga Champs -Elysees.
Është një dhomë e gjitha rozë prej 45 metra katrore, e lidhur me dhomën e prindërve me dy shtretër, një divan, tavolinë dhe zemra të mëdha rozë ngado. Plus, natyrisht, një kukull Barbi dhuratë. Ideja është fryt e një partneriteti me prodhuesin Barbie, Mattel.Kostoja për një natë: 1.600 euro. Netët e gusht janë pothuajse plotësisht të rezervuara. a.e./NOA