Durrës, 6 gusht, NOA – Një 26 vjeçar nga Tirana është ndaluar nga policia e Durrësit pasi ka aksidentuar me makinën e tij një këmbësore.
Sipas informacioneve nga policia e Durrësit, kjo e fundit nisi procedimin penal në gjendje të lirë për 26 vjeçarin me iniciale A.H, i lindur ne Sarandë dhe banues në Tiranë.
Sipas burimeve nga policia ndalimi i 26 vjeçarit u bë pasi mbrëmë rreth orës 20.00, ndërsa po udhëtonte me automjetin “Benz Mercedes” me targë TR 1105 R, ka aksidentuar një këmbësore 56 vjeçare, inicialet e të cilës, janë E.M.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Stacioni i trenit-Muzeu i Dëshmorëve”.
Pas aksidentit e dëmtuara, banore në lagjen nr.12 të Durrësit ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë aksidenti ndodhi për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të automjetit, i cili duket se në kalimin e tij nuk i ka dhënë precedencë këmësores në fjalë.
Drejtuesi i automjetit, po ndiqet penalisht nga prokuroria e Durrësit në gjendje të lirë.
mit/NOA