English

Durrës, gjendet trupi i 43-vjeçarit të mbytur në “Gjirin e Lalëzit”

Durrës, 6 gusht, NOA – Pas kërkimeve të polumbarëve në plazhin e Gjirit të Lalëzit, policia ka gjetur trupin e pajetë të 43 vjeçarit nga Tirana, Kadri Hasanaj.

Burime nga policia e Durrësit, thanë se kufoma e të ndjerit është gjetur në ujërat e këtij plazhi në orët e mbrëmjes së djeshme.

43 vjeçari Kadri Hasanaj u fut për tu larë në det, mesditën e 5 gushtit, në plazhin e Gjirit të Lalëzit, përballë kompleksit turistik “Lura”.

43 vjeçari nuk ka mundur të dalë i gjallë nga deti.

Kadri Hasanaj, sipas informacioneve ishte invalid.

Nga hetimet e policisë dhe kqyrja e kufomës së tij nuk u konstatuan shenja dhune. Policia e Durrësit po vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të tjera që sollën këtë mbytjen e 43 vjeçarit.

mit/NOA
KOMENTE