Durrës, 6 gusht, NOA – Një 18 vjeçar nga Durrësi bie në prangat e policisë pasi kishte vjedhur dy tasa makinash në një automjet të parkuar.
Lidhur me këtë vjedhje, policia e Durrësit nisi dje procedimin penal në gjendje të lirë të 18 vjeçarit me iniciale M.K, i lindur dhe banues në lagjen nr.18 Durrës.
I arsimuar me tetë klasë dhe i padënuar më parë, 18 vjeçari bëhet e ditur se rreth orës 02.00 pas mesnatës së datës 5 gusht, u kap në flagrancë nga shërbimet e patrullës rrugore me dy tasat e vjedhur.
Sipas oficerëve të patrullës dy tasat ishin vjedhur në një makinë të parkuar në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.
mit/NOA