Francë, 6 Gusht NOA - Anelka kthehet sërish në skenë dhe këtë herë për të folur në lidhje me atë çka ndodhi gjatë zhvillimit të botërorit në Afrikën e Jugut, midis tij dhe teknikut të përfaqësueses franceze, Domenech.
“Domenech duhet të ndihet i turpëruar, kjo sidomos kur nuk i zgjati dorën Parreiras. Dhe më pas akuzohem unë që nuk e respektova? Unë nuk respektojë kamikazë, në qoftë se Raimond kërkonte vetëvrasjen, duhej ta bënte i vetëm dhe jo me ne lojtarët”, - këto ishin fjalët tepër të ashpra të sulmuesit francez në drejtim të ish-teknikut të tij Raimond Domenech.
“Do të më pëlqente që Domenech të tregonte të vërtetën mbi fjalët që unë kam përdorur”, - përfundoi ai duke pohuar se ajo çka është publikuar në revistën “L’Equipe”, nuk është aspak e vërtetë.
r.b/NOA