Parma, 6 Gusht NOA - Nga autobusi i populluar i Juventusit po fillojnë të zbresin disa pasagjerë.
Janë dy, lojtarët të cilët po fillojnë largimet e shumta nga ky ekip, ku emrat e tyre janë respektivisht Sebastian Giovinco dhe Christian Poulsen.
Përsa i përket lojtarit të parë, ai është prezantuar orët e fundit në radhët e ekipit të Parmës dhe kjo në formën e një huazimi.
Mesa është bërë e ditur dhe pse jo në formë zyrtare, çmimi i këtij operacioni ka kapur shifrën e 3.5 milionë eurove.
Përsa i përket danezit, gjërat ndryshojë, pasi akoma nuk është arritur një akord zyrtar. Poulsen pëlqehet shumë nga tekniku i Liverpulit, i cili në orët e fundit në një deklaratë të dhënë për mediat angleze, ka pohuar se mesfushori i bardhë e zinjve është objektivi kryesor i tyre në këtë merkato.
r.b/NOA