English

Kavajë, dhunuan 21 vjeçarin duke i hequr lirinë, në pranga dy vëllezër

Kavajë, 6 gusht, NOA – Oficerët e komisariatit të Kavajës kanë prangosur dy vëllezër nga Kavaja, të cilët një ditë më parë i kanë hequr lirinë dhe kanë dhunuar në bashkëpunim me dy të tjerë, një 21 vjeçar.

Dy personat e arrestuar janë dy vëllezërit, 34 vjeçari Ervin Reshat Kola dhe 36 vjeçari Halit Reshat Kola, që të dy banues në Kavajë.

Burime zyrtare nga kjo polici, bënë të ditur për agjencinë NOA se dy shtetasit ishin shpallur në kërkim dhe lokalizimi i vendndodhjes së tyre dhe më pas arrestimi është realizuar përmes informacioneve në rrugë operative.

Sipas policisë dy vëllezërit, Ervin dhe Halit Kola u arrestuan pasi në bashkëpunim me dy të tjerë të shpallur në kërkim, sepse dje, rreth orës 0.15 të mesnatës në Kavajë, për motive të dobta i kanë hequr në mënyrë të padrejtë lirinë duke përdorur dhunë, ndaj 21 vjeçarit, Ermal Matraxhiu.

Ndërkohë oficerët e komisariatit të Kavajës po hetojnë intensivisht zonën për të kapur dy personat bashkëpunëtorë të të arrestuarëve në këtë ngjarje.

Sipas të dhënave ata janë identifikuar dhe janë 22 vjeçari Haxhi Shihani dhe 21 vjeçari Marjus Kola.

Prokuroria e Tiranës po ndjek këtë çështje ku ndaj të arrestuarëve dhe personave të shpallur në kërkim rëndon akuza për heqjen e paligjshme të lirisë së personit.

mit/NOA
KOMENTE