English

Mesdheu, destinacioni i dytë në botë për pushimet pas Karaibeve

Romë, 6 Gusht, NOA – Uji kristal i qartë dhe bregdeti që mban shenjat e civilizimeve të lashta, të cilat shtyjnë në nivelet e larta të eksplorimit të zonave të thella, është një zgjidhje e shkëlqyer për të kaluar pushimet në detin Mesdhe.

Prandaj ai është gjithnjë e më popullor për ata që zgjedhin një dalje në det për pushimet e tyre dhe në këtë kontekst, ai qëndron në krye për rëndësinë e tij dhe dinamizmin.

Sipas një studimi nga ana e agjencisë së Turizmit në Mesdheu, e krijuar krijuar kohët e fundit, të dhënat e vitit 2010 tregojnë renditjen e tij si vendi i dytë në botë që preferohet nga turistët për të pushuar, pas ishujve Karaibe.

Ndërsa Listat euro-mesdhetare e klasifikojnë atë si më kryesorin për numrin e udhëtarëve në bordet e anijeve që lundrojnë përmes tij për ta vizituar, ndërsa si dalja më e rëndësishme në det cilësohet porti i Barcelonës.

Përveç kësaj, ajo që konfirmon vëmendjen në mbarë botën e detit Mesdhe, një vend me bukuri të pamohueshme dhe mjedisit natyror perfekt, është gjithashtu edhe një arsenal i madh me elementë të historisë dhe kulturës.

Pronësi e vërtetë intelektuale kjo që nuk e gjen askund, sipas këtij studimi.

n.e/NOA

KOMENTE