Moskë, 6 Gusht, NOA - Moska është zgjuar mëngjesin e sotëm nën një mbulesë të trashë tymi.
Kjo për shkak të zjarreve që kanë mbuluar rrethinat e saj prej ditësh dhe smogut të paoarë ndonjëherë për shkak të temperaturave mjaft të lart.
Sipas parashikimeve, temperatura sot duhet të arrijnë 40 gradë në Moskë, në vendin nga ku jemi mësuar të dëgjojmë temperatura ekstreme të të ftohtit, por jo të nxehtit.
Ndërkaq, bëhet me dije se për shkak të resë së madhe të tymit, shikimi në distancë është reduktuar shumë dhe ka ndërprerë edhe funksionimin e aeroporteve.
Pjesa më e madhe e zjarreve gjendet në perëndim dhe pjesën qendrore të Rusisë, ndërkohë që ata vazhdon të djegin hektarë të tërë për më shumë se dy javë.
Ushqyer nga vala e të nxehtit të jashtëzakonshëm, për të cilin Rusia ka qenë e papërgatitur, zjarret kanë shkaktuar edhe një furi të madhe shkarkimesh në radhët e ushtrisë, pas nuk e menaxhuan dot situatën.
n.e/NOA