Madrid, 6 Gusht NOA - Që Kaka nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e planeve të Murinjos kjo nuk përbën diçka të re, por tashmë as fati që ndjek portugezin nuk është diçka e habitshme.
Kështu, në ndeshjen debutuese të Realit të Madridit e fituar me rezultatin, 3-2 në ndeshjen miqësore me Mexicos Club America, Kaka mori një dëmtim të rëndë në menisk.
Ai më pas u operua në Anversa nga profesor Martens. Për brazilianin po përgatitet një periudhë ndalimi rreth 3 deri në 4 muaj.
Ajo çka bën më shumë përshtypje janë komentet e Murinjos i cili thotë: “Nuk përbën ndonjë dramë”.
r.b/NOA