English

Obama mesazh Topit: Të lartësohet demokracia, liria dhe dinjiteti

Tiranë, 6 Gusht, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh mirënjohje nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama në të cilin e falënderon për mesazhin që ai i nisi lidhur me ditën e Pavarësisë.

“Ndërsa populli amerikan feston përvjetorin e 234-t të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, dëshiroj t’ju falënderoj për mesazhin tuaj të ngrohtë si dhe për urimet tuaja më të mira!”, shkruan Obama.

Duke shtuar në mesazhin e tij, se “idealet mbi të cilat është e ndërtuar Amerika si demokracia, liria dhe dinjiteti, vazhdojnë të mbeten po aq të rëndësishme sot sa ç’kanë qenë edhe në vitin 1776”.

“Unë shpresoj se këto ideale do të gëzohen dhe lartësohen nga popujt anembanë botës!” e përfundon mesazhin ndaj presidentit shqiptar, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

n.e/NOA

KOMENTE