Uashington, 6 Gusht, NOA - Pavarësisht nga goditjet e marra, Al Kaeda, organizata terroriste e themeluar nga Osama bin Laden, vazhdon të trajnohet dhe rekrutojë persona në Evropë.
Ky fakt pohohet në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili thekson se gjatë vitit 2009 “ka pësuar disa goditje të rënda”.
Duke pohuar se ndikimi i Al Kaedës ka kaluar tashmë jashtë rajonit të Pakistanit e Afganistanit, thuhet se ajo vazhdon të paraqesë kërcënimin më të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kjo organizatë, sipas ekspertëve të DASH-it, ka një strukturë të fortë dhe fleksible, e cila synon të sulmojë interesat amerikane në SHBA dhe ato jashtë vendit.
Ndërsa për Iranin në këtë raport të DASH, thuhet se aktualisht ai është sponsori më i madh i terrorizmit.
“Teherani kërcënon Libanin, ekonominë e Gjirit Persik dhe paqen rajonale”, citon më tej raporti.
Ndërkaq, ai shton se Koreja e Veriut renditet edhe ajo në listën e zezë të vendeve që mbështet terrorizmin.
n.e/NOA