Hiroshima, 6 gusht, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, morën pjesë për herë të parë gjatë 65 viteve, në ceremonitë përkujtimore të organizuara me rastin e sulmit me bombë bërthamore ndaj Hiroshimës, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Si vendi që përdori për herë të parë armët bërthamore dhe që goditi dy qytetet e Japonisë, SHBA asnjëherë nuk kishte qenë e pranishme në ceremonitë që bëheshin për të kujtuar sulmin famëkeq të tyre, edhe pse në kuadrin e një të mire, siç ishte mbyllja e Luftës së Dytë Botërore.
Konkretisht, SHBA u prezantua mes liderëve të tjerë botërore në Hiroshima me ambasadorin e tyre në Tokio, Xhon Ros.
Ndërkaq, në këtë ceremoni përkujtimore, mori pjesë edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i pari në këtë post që e respekton atë dhe do të vizitojë Nagasakin.
Më 3 gusht 1945, amerikanët hodhën bombën e parë bërthamore të përdorur ndonjëherë në luftë mbi qytetin japonezo-perëndimor.
Brenda pak muajsh përllogaritet të kenë vdekur 140.000 vetë, ndërsa tri ditë më vonë pasoi hedhja e bombës së dytë bërthamore mbi Nagasaki.
Japonia nuk ishte dorëzuar menjëherë, por këtë e bëri pas sulmit me bombën e dytë bërthamore në Nagasaki, tri ditë më vonë, pasi atje u vranë mbi 700 mijë njerëz.
n.e/NOA