English

Sondazhi i Gallup, qytetarët e Ballkanit: Pavarësia e Kosovës, faktor pozitiv për ne

Prishtinë, 6 gusht, NOA – Pavarësia e Kosovës paraqet faktor pozitiv për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke tentuar të krijojë paqe për gjithë vendet e këtij rajoni.

Një fakt të tillë e kanë cilësuar qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë gjatë një anketimi të zhvilluar nga instituti “Galup - Evropa dhe Fondi ballkanik evropian”, i titulluar si "Galup Monitor Ballkanik".

Gjatë përgjigjeve rreth tij, ata kanë deklaruar se pavarësia e Kosovës në mënyrë afatgjate pozitivisht do të reflektohet mbi gjendjen e Ballkanit.

Duke shprehur bindjen e tyre se pavarësia e Kosovës përbën një faktor pozitiv për stabilitetin në rajonin tonë dhe se ndaj duhet të mbështetet.

Konkretisht, hulumtimi tregon se mëse 90 përqind e kroatëve besojnë se pavarësia e Kosovës paraqet faktor pozitiv për stabilitetin në Ballkan.

Ndërsa në Shqipëri, 77 për qind e të anketuarve vlerësojnë se pavarësia e Kosovës pozitivisht do të ndikojë mbi ngjarjet në rajonin tonë të përbashkët.

Ndërsa në Maqedoni, të anketuarit kanë qenë më indiferentë, pasi 55 % e tyre nuk kanë shprehur fare mendim për pavarësinë e Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE