Romë, 6 gusht, NOA – Mjafton vetëm të hapësh një atlas historik për të parë se si asgjë nuk është përgjithmonë.
Kështu, Machu Pichu në Peru, lugina legjendare në SHBA Mohenjo-Daro apo Fatehpur Sikri, qyteti fantastik i Indisë, tashmë janë vetëm rrënoja dhe përmes tyre, ne përpiqemi të imagjinojmë se si mund të ndryshojë gjeografia e botës në 100 vitet e ardhshme.
Revista “Forbes” ka përditësuar ditët e fundit një artikull ku ngre shqetësimin se në disa fusha të nxehta të planetit, ka shumë gjasa që të zhduken qytete të tëra, madje dhe nga ata që janë simbol në ditët e sotme.
Kështu, Napoli konsiderohet brenda këtij shekulli një qytet nën kërcënimin e një shpërthimi shkatërruese të Vezuvit, ndërsa San Françisko në bazë të disa simulimeve sizmike, thuhet se mund të goditet nga një tërmet shkatërrues.Ndërkaq, ndryshimi i klimës dhe rritja e nivelit të detit përshembull, mund të ketë pasoja të rëndësishme për mbijetesën e plazhet, por edhe rrezikojnë seriozisht qytetet e lindur në ujë.
Sikundër erozioni dhe fenomenet e përmbytjeve janë me të vërtetë të ngadalshëm, por të pamëshirshme.
Një studim i fundit nga Universitetin e Lisbonës, ka treguar gjithashtu se qytetet holandeze kanë zhvilluar një sistem të avancuar të pritave dhe dunave kundër rrëmbimit të tokës nga deti dhe lumenjtë.
Në fakt, dy të tretat e vendit të tyre është nën nivelin e detit.
Një shkak tjetër për zhdukjen e shumë qyteteve do të jetë edhe fakti që popullsia urbane është në rritje.
Kështu, qyteti i Tokios dhe ai i San Paolos janë në rrezik të rrënimit për shkak mbipopullimit të tepruar.
n.e/NOA