English

Tentoi të vriste 18 vjeçarin, arrestohet autori

Tiranë, 6 gusht, NOA – Tentoi të vrasë me armë zjarri një 18 vjeçar, por bie në flagrancë në prangat e policisë.

Burime zyrtare nga Dejtoria e Policisë së Tiranës, thanë për agjencinë NOA se është kapur dhe arrestuar në flagrancë 25 vjeçari Edmond Frrok Kola, banues në fshatin Kashar të Tiranës.

Policia tha se 25 vjeçari Edmond Kola, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta një 18 vjeçar.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në në Fushë – Mëzes, në afërsi të banesës së tij, kur pas një konflikti për motive të dobëta, 25 vjeçari tentoi të vrasë me pistoletë 18 vjeçarin Eraldo Belba.

25 vjeçari Edmond Kola është tashmë nën akuzë për vrasje të mbetur në tentativë dhe po ndiqet penalisht nga prokuroria e Tiranës.

mit/NOA
KOMENTE