English

Zjarret në Rusi, rritin çmimet e grurit nëpër botë

Moskë, 9 gusht, NOA – Rënia e zjarreve të papritur në Rusi, të cilat kanë gllabëruar mijëra hektarë të tëre toke, kanë bërë që nga ky vend të bllokohen për momentin eksportet e drithërave në përgjithësi, grurit në veçanti.

Kjo ka bërë që çmimet e grurit të jenë rritur në nivelin e tyre më të lartë në dy vitet e fundit.

Ka qenë vetë kryeministri Vladimir Putin, i cili e ka dhënë një vendim për ndalimin e eksportit prej 15 gushtit deri në fund të vitit.

Ndërsa sot, zëvendës-kryeministri i parë Igor Shuvalov tha se ndalesa mund të rishikohet në varësi nga rezultatet e të korrave. Rusia, si eksportuesja më e madh e grurit në botë ka krijuar disekuilibër në tregun e çmimeve të grurit, e prandaj edhe Organizata Botërore për Ushqim, FAO, paralajmëroi se ç’ka po ndodh në Rusi, mund të shkaktojë probleme të sigurisë në vendet e varfra.

n.e/NOA .

KOMENTE