English

Ahmadinexhad: Atentati? Ishin fishekzjarre ngazëllimi për mua

Teheran, 7 gusht, NOA – Shpërthimi, i cili u dëgjua tre ditë më parë në qytetin Hamedan, për të cilin u tha se ishte një atentat ndaj presidentit iranian, në fakt ishin fishekzjarre e një të riu, që e kishte shkrepur nga ngazëllimi i madh.

Ky ka qenë varianti që ka dhënë rreth ngjarjes, e cila bëri xhiron e botës vetëm në pak minuta, Mahmud Ahmedinexhad, sipas të cilit, nuk ka patur asgjë të vërtetë në variantin që transmetuan mediat.

Duke dënuar raportet për sulmin ndaj tij, presidenti i Iranit Ahmadinexhad i cilësoi sot raportet e mediave që njoftuan për përpjekje atentati ndaj tij, si të gënjeshtra.

“Media perëndimore pastaj filloi një valën lajmesh duke pohuar se kishte shpërthyer një granatë dore, se dhjetra ishin plagosur, ndërsa presidenti kishte mbijetuar atentatin dhe ishte larguar në një vend të panjohur”, vazhdoi Ahmadinexhad.

Ndërkaq, mediar iraniane thanë se mediat arabe dhe pastaj ato perëndimore e “keqpërdorën” incidentin e padëmshëm për qëllime të veta politike.

n.e/NOA

KOMENTE