English

Ahmadinexhad: Mediat perendimore e keqpërdorën “atentatin”

Teheran, 7 gusht, NOA - Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad i dënoi sot raportimet e mediave që njoftuan për një atentat të dështuar ndaj tij.

Ahmadinexhad tha se shpërthimi, i cili u dëgjua të mërkurën në qytetin Hamedan ishte fishekzjarri i hedhur nga në i ri. Ahmadinexhad tha se fishekzjarrin i riu e kishte hedhur nga ngazëllimi i madh.

“Media perëndimore pastaj filloi një valën lajmesh duke pohuar se kishte shpërthyer një granatë dore, e se dhjetëra ishin plagosur, ndërsa presidenti kishte mbijetuar atentatin dhe ishte larguar në një vend të panjohur”, vazhdoi Ahmadinexhad.

Agjencia zyrtare IRNA tha se mediat arabe dhe pastaj ato perëndimore e “keqpërdorën” incidentin e padëmshëm për qëllime të veta politike.

NOA

KOMENTE