English

Aksident në Lushnje, një i vdekur

Lushnjë, 7 gusht NOA – Një aksident fatal ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Lushnjës. Një makinë, me targa Dr 9972, është përplasur duke shkaktuar vdekjen e një personi. Makina, brenda së cilës udhëtonin katër persona është përplasur me bordurën e rrethrrotullimit të në hyrje të qytetit të Lushnjës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 54 vjeçari nga Shijaku, Xhaferr Domi. Ndërkohë që dëmtime serioze kanë marrë dhe pasagjerët e tjerë. Automjeti udhëtonte nga Kakavija drejt Tiranës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.

Ndërkohë që nga hetimet paraprake mendohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të mjetit. Duke qenë se kanë qenë orët e para të mëngjesit, mendohet se aksidenti ka ndodhur nga përgjumja e shoferit.

NOA

KOMENTE