English

Anija-çisternë japoneze është goditur me eksploziv nga një sulm terrorist

Hormuz, 7 gusht NOA – Anija-çisternë gjigante japoneze, e dëmtuar më 28 korrik në ngushticën e Hormuzit, u godit nga një sulm terrorist.

Ishin hetuesit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët ngritën këto dyshime pasi gjetën mbetje eksplozive në anije.

Sipas rojës bregdetare, sulmi ishte kryer nga një anije e mbushur me eksploziv. Dy ditë më parë, një kërkesë e Al-Kaedës u prit me dyshim nga analistët.

“Çisterna e naftës japoneze M. Star u godit nga sulmet terroriste”, - ky ishte përfundimi i arritur nga ana e hetuesve të Emirateve pas hetimit që filloi më 28 korrik kur një shpërthim ndodhi në bordin e anijes, ndërsa po kalonte në ngushticën e Hormuz. Në njoftimin e largimit të çisternës, që u largua nga porti i Al-Fujeira, ku ajo u mor pas përpjekjeve për ta riparuar dëmin në bord, autoritetet në Abu Dhabi konfirmuan se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulm terrorist i kryer nga një barkë e vogël e ngarkuar me eksploziv.

r.b/NOA

KOMENTE