English

Berisha thyen sërish rekordin e tij në not

Tiranë, 7 Gusht, NOA - Edhe këtë vit, kryeministri Berisha ka zgjedhur sërish Dhërmiun për të kaluar pushimet.

Burimet pranë stafit të tij, bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se aktualisht kryeministri Berisha ndodhet në Dhërmi së bashku me familjen e tij, si dhe me nipërit e mbesat, me të cilët është shumë i lidhur.

Mësohet se kryeministri Berisha e kaloi këtë të shtunë së bashku me familjen e tij, duke u mësuar not më të vegjëlve, mbesave të tij.

Ashtu si edhe një vit më parë, aktivitet kryesor të tij gjatë këtyre momenteve të pushimit buzë detit, ai ka pasur notin.

Kështu, bëhet me dijeni për NOA-n se kryeministri theu sërish rekordin e tij personal në not, duke notuar pa ndërprerje dhe duke përshkruar disa herë distancën deri te Bovat në plot 127 minuta, kundrejt 123 minutave të një viti më parë.

Pushimi në Dhërmi gjatë muajit gusht, për kryeministrin Berisha është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.

n.e/NOA

KOMENTE