English

Fidel Castro rikthehet në parlamentin e Kubës

Havana, 7 gusht, NOA - Lideri i revolucionit në Kubë, Fidel Castro do të marrë pjesë´për herë të parë që prej sëmundjes së tij të rëndë katër vjet më parë, në një seancë të parlamentit.

Televizioni shtetëror në njoftimin e shkurtër me këtë rast la të hapur mundësinë nëse 83-vjeçari do të mbajë edhe fjalim.

Në verën e vitit 2006 Castro ia dorëzoi drejtimin e qeverisë vëllait të tij Raul, por vazhdon të jetë sekretar i parë i Partisë Komuniste.

Në seancën e posaçme të parlamentit në Havana, 610 deputetët me dëshirën e Castros do të diskutojnë për kërcënimin e një lufte të mundshme bërthamore dhe tema të tjera ndërkombëtare.

NOA

KOMENTE