Milan, 7 gusht, NOA - Do të jetë një Milan jo i plotë ai që do të përballet me Panathinaikos në ndeshjen miqësore të Detroit, e cila është në program ditën e shtunë në orën lokale 20:00, ndërsa në Shqipëri në orën 03:00.
Pato është ndaluar gjatë ndeshjes së seancës stërvitore të ekipit dhe kjo si rrjedhojë e një goditje që mori në kaviljen e tij, e cila kishte filluar dëmtimin e saj që në ndeshjen me Arsenalin.
Për fat të mirë nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, ku për shkak të tij klubi i kuq e zinjve ka bërë të ditur se sulmuesi brazilian do të mungojë vetëm në ndeshjen e ardhshme miqësore me Panathinaikos.
r.b/NOA